Skip to main content

Platforma e artistëve të rinj

Thirrje

Himara International Music Festival, një festival i njohur për atmosferen frymëzuese dhe ekselencën artistike, fton muzikantët e grupmoshës 15-26 vjeç, të aplikojnë për të qenë pjesë e platformës për artistët e rinj e cila do të zhvillohet gjatë festivalit në datat 26-28 gusht.

Kjo platformë ka për qëllim të promovojë artistët e rinj, të pasurojë rrugëtimin e tyre artistik dhe ti shoqërojë në profesionalizimin e tyre drejt skenës.

Nëse jeni në kërkim të një platforme profesionale dhe motivuese ku të mund të shprehni personalitetin e tuaj artistik, dhe aspironi të performoni në një festival me jehonë ndërkombëtare, kjo thirrje është mundësia juaj!

Disiplinat:

Solistë (instrument/kanto) dhe muzikë dhome

Zhanret:

Muzikë klasike, Jazz

Vendi:

Salla Neço Muko (pranë Bashkisë Himarë)

Kandidatët duhet të paraqesin me e-mail në adresen: vibrantprojectassociation@gmail.com

  • një program muzikor 45-minutësh (në nivel për tu luajtur në koncert)
  • një biografi
  • një video-regjistrim që pasqyron aftësitë vokalo/instrumentale.

Afati i fundit për aplikim: 21 maj 2025

Rezultatet e aplikimit do të komunikohen me e-mail deri më 5 qershor 2025.

Për artistët e përzgjedhur, HIMF do të ofrojë një honorar për performancën e tyre.

Apliko dhe bëhu pjesë e Himara International Music Festival!