Skip to main content

Nën këmbët e kalasë shekullore, midis gurëve të lashtë dhe maleve të Vetëtimës, një skenë natyrore u krijua si për të thënë „Muzikë jeho!!“.

Është pikërisht ky peisazh nga ku gjen frymëzim dhe muzika polifonike e Bregut, një muzikë e cila jo vetëm jehon nëpërmjet isos karakteristike por dhe njihet ndërkomtarisht për veçantinë e saj të papërsëritshme.

Himara International Music Festival lindi si një projekt muzikor ku gjithësejcili prej nesh mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar. Në edicionin e tij të parë në 2022, një menu e pasur e gjinive me traditë si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson të ofruar nga muzikantë te jashtëzakonshëm nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Sllovenia, Izraeli, Japonia dhe Kuba u servir në pesë mbrëmje magjike, ne një hapsirë intime midis shtëpive të vjetra dhe Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë-fshat.

Me ndihmën e një skuadre të mrekullueshme njerëzish të apasionuar dhe të angazhuar, ky festival synon të rritet në frymën e zhvillmit të shoqërisë, bazuar mbi trashëgiminë tonë kulturore më të mirë, si dhe të traditave muzikore ndërkombëtare me të cilat jemi të lidhur pazgjidhmërisht. Na ndiqni!