Kualifikimet kryesore janë:
- zotërimi i gjuhës angleze
- aftësi komunikative
- interes për muzikën, udhëtimet dhe kulturën
Himara International Music Festival është një festival tashmë prestigjoz në Shqipëri. Programet e larmishme dhe dinamike të tij janë një magnet kulturor përgjatë sezonit veror në një krahinë të pasur me histori dhe tradita. Vullnetarët përbëjnë një pjesë të pazëvendësueshme të komunitetit të festivalit dhe janë të mirëpritur ti bashkohen skuadrës sonë dhe të bëhen forcë krijuese e eventit.
Kandidati ideal është një vullnetar empatik, kureshtar dhe i durueshëm, i cili ka aftësitë të punojë në skuadër dhe të veprojë në mënyrë të pavarur
Festivali ofron akomodim për aplikantët e suksesshëm. Ju mirëpresim nga 18 – 26 gusht 2025 në Himarë!
Aplikimet e shoqëruara nga letra e motivimit dhe CV, mund të dërgohen deri më 15 maj 2025 në adresën e e-mailit: vibrantprojectassociation@gmail.com
Ju do të informoheni rreth statusit të aplikimit tuaj brenda datës 25 maj 2025.