Skip to main content

Himara Masterclasses • 22–24 Gusht 2025

Violonçel dhe muzikë dhome

Afati i fundit i regjistrimit: 15 maj 2025

Dozentja

Ildikó Szabó - Violonçel (pedagoge në Universität der Künste Berlin dhe në Hochschule für Musik FRANZ LISZT Weimar)

Disiplinat

Violonçel dhe muzikë dhome

Periudha

22–24 gusht 2025

Vendi

Salla Neço Muka e Bashkisë së Himarës

Photo by Marco Borggreve

Ildikó Szabó

“Një artiste e vërtetë që në skenë arrin të performojë në maksimumin e mundur të aftësive para një publiku” – Iván Fischer

E vlerësuar për intelektin dhe imagjinatën e saj muzikore së bashku me virtuozitetin teknik, Ildikó Szabó është laureate e konkursit të violonçelit Casals ku ishte fituese e Çmimit të 2-të, Çmimit të Audiencës dhe 7 Çmimeve Speciale.

Ildikó ka ekzekutuar si soliste me Budapest Festival Orchestra nën drejtimin e Iván Fischer, Concerto Budapest, Magdeburgische Philharmonie, Hamburger Symphoniker dhe Chamber Orchestra of Europe. Angazhimet e saj në festivale të rëndësishme përfshijnë Festspiele Mecklenburg-Vorpommern, Rheingau Festival, BBC at Hay Festival, OCM Prussia Cove, Krzyzowa Music, Verbier Festival dhe Piatigorsky Cello Festival. Ajo është shfaqur në sallat prestigjioze të koncerteve si Wigmore Hall, Mariinsky Theatre II, Concertgebouw Amsterdam, Elbphilharmonie Hamburg, Konzerthaus Berlin dhe Walt Disney Hall. Szabó ka një pasion të veçantë për repertorin hungarez dhe transilvanian – ajo ka zhvilluar marrëdhënie muzikore personale me György Kurtág dhe Péter Eötvös. Albumi i saj solo “Heritage” (2020) u nominua për German Record Critics’ Award. Projekti i regjistrimit të radhës u realizua me sugjerimin e mentorit të saj Alfred Brendel: veprat e plota për violonçel dhe piano nga Beethoven u publikuan në mars 2023 me pianistin István Lajkó.

Ildikó rrjedh nga një familje me tradita të mëdha muzikore. Që në moshën 11-vjeçare, ajo studioi me László Mező në Akademinë Liszt në Budapest dhe ndoqi masterklaset e János Starker përpara se të fillonte studimet e saj me Jens Peter Maintz në Universität der Künste Berlin. Më vonë ajo vazhdoi studimet me Wolfgang Emanuel Schmidt në Weimar dhe në Akademinë Kronberg.

Nga tetori 2023, Ildikó është docente muzikë së dhomës në Universitetin e Muzikës FRANZ LISZT Weimar, dhe pedagoge për violonçel në Institutin Julius-Stern e Universität der Künste Berlin. Ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në projekte edukative dhe informuese si koncertet shkollore të TONALi-t dhe muzika komunitare e Konzerthaus Dortmund. Ildikó është një artise Larsen Strings.

Trashëgimia kulturore dhe atmosfera verore e Himarës krijojnë një atmosferë frymëzuese për sugjerimet e vazhdueshme dhe stimulimin i mendimt kritik, të cilat janë kaq thelbësore për krijimin e mekanizmave të shëndetshme në funksion të komunikimit interpretativ. Për këtë arsye dhe në mbështetje të formimit të muzikantëve të rinj, Himara International Music Festival starton në edicionin e tij të katërt një seri masterklasesh.

Himara Masterclasses janë kurse të nivelit të lartë për trajnimin dhe zhvillimin e muzikantëve të rinj dhe ofrohen nga artistë dhe pedagogë të njohur të universiteteve prestigjoze ndërkombëtare të muzikës. Organizimi i tyre ne kuadër të festivalit u jep mundësi aspirantëve të një kariere profesionale të njohin në mënyrë praktike zhvillimet bashkëkohore të botës së muzikës si dhe të performojnë krahas muzikantëve të mirënjohur.

Pjesëmarrja dhe konditat:

  • Masterklaset janë të hapura për të gjithë violonçelistët dhe ansamblet e muzikës së dhomës të të gjitha kombinimeve instrumentale, të cilët synojnë një karierë profesionale.
  • Veprat duhet të përgatiten me synimin për tu luajtur në një nga koncertet e festivalit.
  • Kursi është pa pagesë dhe Himara International Music Festival ofron akomodimin për një kontigjent të kufizuar pjesmarrësish në varësi të kohës së aplikimit të tyre. Regjistrimet e para do të trajtohen me prioritet në varësi të kapaciteteve akomoduese.

Aplikimi – Opsioni 1

Nëse keni një llogari Google, mund të plotësoni formularin:

Aplikimi – Opsioni 2

ose shkarkoni dhe plotësoni formularin e aplikimit:

dhe më pas dërgojeni në adresën e emailit vibrantprojectassociation@gmail.com