Skip to main content

Artistët 2024 / Artistët 2024 / Artistët 2024 / 

Artistët 2024 / Artistët 2024 / Artistët 2024 / 

Artistët 2024 / Artistët 2024 / Artistët 2024 / 

Artistët 2024 / Artistët 2024 / Artistët 2024 / 

Artistët 2024 / Artistët 2024 / Artistët 2024 / 

Alexey Stadler

“Alexey Stadler played with (…) the kind of tactile, honeyed tone capable of bringing listeners to their knees.”

The Times

Alexey Stadler është një prej violonçelistëve më të mirë të gjeneratës së tij, fitues i çmimit TONALI Grand Prix në Hamburg. Performanca e tij është përcjellë me bujë në debutimin për BBC Proms me Koncertin për Violinçel nr. 1 të Shostakoviç, nën dirigjimin e Vasily Petrenko. Debutime të tjera të suksesshme përfshijnë: Ulster Orchestra me Elim Chan, Deutsches Symphonie-Orchester Berlin me Tugan Sokhiev, San Francisco Symphony me Vladimir Ashkenazy dhe Tokyo Metropolitan Symphony me Michael Sanderling. Sezoni 2023/24 e gjen Alexey Stadler në një numër angazhimesh artistike të nivelit të lartë në të gjithë Europën. Momentet më kulmote të këtij sezoni përfshijnë performanca me Orkestrën Kombëtare Belge, Göttinger Symphonieorchester, Vorarlberger Symphonieorchester dhe Georgisches Kammerorchester Ingolstadt. Një muzikant dhome i apasionuar, Alexey Stadler ka ekzekutuar me partnerë si: Janíne Jansen, Vadim Repin, Christian Tetzlaff, Viviane Hagner, Igor Levit, Alice Sara Ott, Lukáš Vondráček, Ebène Quartet dhe Szymanowski Quartet. Pjesëmarrjet në festivale përfshijnë: International Chamber Music Festival Stavanger, St. Petersburg’s White Nights Festival, Menuhin Festival Gstaad, Schleswig-Holstein Musik Festival, Heidelberger Frühling dhe Festspiele Mecklenburg-Vorpommern. Alexey Stadler performon me orkestra të ndryshme si: BBC National Orchestra of Wales, Münchner Symphoniker, Irish Chamber Orchestra, Riga Sinfonietta, Mariinsky Orchestra, Nordic Symphony Orchestra, Orchestra della Svizzera Italiana dhe Royal Liverpool Philharmonic Orchestra nën dirigjimin e mjeshtrave të mëdhenj si Dmitri Kitajenko, Robert Trevino, Valery Gergiev dhe Marek Janowski. I lindur në një familje muzikantësh, Alexey Stadler filloi të luajë violonçel në moshën 4-vjeçare. Ai i filloi studimet me Alexey Lazko dhe i vazhdoi mëpas ato në Kolegjin e Muzikës të Shën Petërburgut. Ka marrë pjesë në masterklase me David Geringas, Frans Helmerson, Lynn Harrell, Steven Isserlis dhe Sir András Schiff. Ka qenë bursist i “Oscar und Vera Ritter-Stiftung”, “Alfred Töpfer Stiftung” dhe “Martha Pulvermacher Stiftung” në Hamburg, Gjermani. Alexey Stadler studjoi me Wolfgang Emanuel Schmidt në Hochschule für Musik Franz Liszt në Vajmar dhe ka qenë pedagog i muzikës së dhomës, po aty, gjatë periudhës 2020-2023. Së fundmi, ai është emëruar Profesor i Violonçelit në Hochschule für Musik und Theater në Hamburg, dhe kurator i Simpoziumeve dhe Këshilltar Artistik i Krzyżowa-Music Festival. Alexey Stadler luan në violonçel të prodhuar nga David Tecchler të vitit 1715.

https://www.alexeystadler.com

Adam Golka

Pianisti polako-amerikan Adam Golka (lindur në 1987) interpretoi për herë të parë të gjitha sonatat e Beethovenit për piano kur ishte 18 vjeç dhe në 2020-2021 performoi ciklin e 32 Sonatave të Beethoven në Shoqërinë e Festivalit Bach të Winter Park (Florida), në Saint Thomas Church Fifth Avenue (NYC), dhe në transmetime të drejtpërdrejta. Performancat e Adamit për secilën Sonatë u plotësuan nga 32 filma të shkurtër që ai krijoi, të njohur si 32@32 (të disponueshëm në YouTube). Mësuesit kryesorë të Adam Golkës kanë qenë José Feghali, me të cilin ai studioi në Universitetin Kristian të Teksasit dhe Leon Fleisher, në Konservatorin Peabody. Që prej mbarimit të studimeve të tij, Adam ka vazhduar të zhvillojë artin e tij nën drejtimin e Alfred Brendel, Richard Goode, Murray Perahia, Mitsuko Uchida, Evelyne Crochet, Ferenc Rados, Rita Wagner dhe Sir András Schiff, i cili ftoi Adam të jepte recitale në Klavier-Festival Ruhr dhe Tonhalle Zürich, për serinë e koncerteve “Sir András Schiff Selects”. Adam ka dhënë gjithashtu recitale solo në Musashino Hall të Tokios, Alice Tully Hall të Nju Jorkut dhe Kleine Zaal të Amsterdamit në Het Concertgebouw. Si solist, ai është shfaqur me dhjetëra orkestra, duke përfshirë Simfoninë Skoceze të BBC-së, NACO (Otava), Filarmoninë e Varshavës, NFM Leopoldinum, Filarmoninë e Shangait, si dhe me orkedtrat San Francisko, Atlanta, Hjuston, Dallas, Milwaukee, Indianapolis, Simfonitë e New Jersey dhe San Diego në SHBA, ndër shumë të tjera. Adam ka pasur bashkëpunime me dirigjentë si Joseph Swensen, Donald Runnicles, Pinchas Zukerman, Mark Wigglesworth dhe vëllain e tij, dirigjentin Tomasz Golka. Adam dha debutimin e tij në Carnegie Stern Auditorium në 2010 me Simfoninë Rinore të Nju Jorkut. Muzika e dhomës është një pjesë integrale e jetës së Adam Golkës dhe ai ka performuar vazhdimisht në festivalin Krzyżowa-Music “Music for Europe”, i cili ka përfshirë shfaqje turne në festivalet Mecklenburg-Vorpommern dhe Beethoven Bonn, si dhe Konzerthaus Berlin. Ai gjithashtu ka performuar në festivalet e muzikës së dhomës Marlboro, Ravinia, Caramoor në SHBA. Adam bashkëpunon rregullisht me Manhattan Chamber Players si dhe me baritonin John Moore, pianistin Yannick Rafalimanana, violonçelistin Jonathan Swensen dhe violinistin Itamar Zorman, me të cilin së fundi debutoi në The Wigmore Hall në Londër. Jeta profesionale e Adamit filloi kur iu dha çmimi i parë dhe çmimi i publikut në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar të Pianos në Kinë në Shangai.Si pedagog, ai ka vepruar si Artist-in-Residence për gjashtë vite në Kolegjin e Kryqit të Shenjtë në Worcester, Massachusetts. Adami ka regjistruar vepra nga Beethoven, Schumann dhe Brahms për First Hand Records me bazë në Londër dhe ka shfaqur premierë vepra të kompozuara për të nga Richard Danielpour, Michael Brown, Michelle Barzel Ross dhe Jarosław Gołębiowski. Së fundmi ai ka regjistruar premierën botërore të Kuintetit të Pianos (2023) nga Andrea Casarrubios. Duke filluar nga vjeshta 2024, Adam do të jetë pedagog në Longy School of Music të Bard College në Kembrixh, MA.

Rea Veizi

është pianiste shqiptare që jeton dhe zhvillon veprimtarinë e saj në Paris. E apasionuar pas transmetimit të gjuhës muzikore dhe komunikimit nëpërmjet saj, ajo i është dedikuar interpretimit pianistik dhe mesimdhenies. Një interes të veçantë për të kanë performancat multidisiplinore nëpërmjet te cilave ajo gjen një platformë të lirë krijuese dhe interpretuese. Si rrjedhojë në 2018 krijon shfaqjen “Alter” një ndërthurje mes muzikës, teatrit dhe projeksioneve numerike, e cila u luajt në Shqipëri dhe Kosovë. Prej vitit 2017 Reas i është besuar menaxhimi dhe drejtimi artistik i disa projekteve muzikore dhe pedagogjike brenda Konservatorëve ku jep mësim. Dymbedhjetë vitet e para të studimeve pianistike i kreu në Tiranë nën drejtimin e Valbona Simixhiut dhe Anita Tartarit, periudhë gjatë së cilës është vlerësuar me çmime të ndryshme në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare pianistike. Më vonë Rea vazhdon studimet e larta dhe diplomohet në Conservatorio Superior de Castellon me Leonel Morlaes në Spanjë dhe në Ecole Normale de Musique “Alfred Cortot” dhe Schola Cantorum me Marian Rybicki, Nina Patarcec dhe Billy Eidi në Francë. Rea ka luajtur në koncerte dhe festivale të ndryshme në Francë, Spanjë, Itali, Kosovë dhe Shqipëri.

Deniz Ünel

Deniz Unel është një flautiste turko-italiane e lindur në 1996, në Stamboll. Ajo është diplomuar si flautiste në klasën e Vincent Lucas në Pôle Supérieur Paris Boulogne-Billancourt (PSPBB) dhe në muzikologji në Universitetin e Sorbonës. Krahas studimeve për flaut, ajo është momentalisht në vitin e katërt të studimeve për kanto lirike në Conservatoire de Saint-Denis (Paris). Deniz është fituese e shumë çmimeve në garat ndërkombëtare dhe në muzikë dhome. Ajo është fituese e çmimit të parë të Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Bullgari, si anëtare e Kuartetit të Flauteve të Stambollit, si dhe fituese e çmimit special të Fondacionit Bullgar të Muzikës dhe Baletit në 2013. Unel ka përformuar në koncerte për muzikë dhome me Kuartetin e Flauteve të Stambollit dhe Duo për Harpë dhe Flaut në salla të ndryshme si: Teatri i Operas Süreyya dhe Qendra Kulturore Caddebostan. Ajo ka marrë gjithashtu pjesë në festivale të ndryshme, si: Flütistan, Festivali Frymor i Stambollit, Beethoven Fest (Gjermani) dhe MusicAlp (Francë). Ka dhënë koncerte recitale në Turqi dhe Francë. Deniz ka performuar Koncertin për Flaut dhe Harpë të Mozart në 2018, si soliste e shoqëruar nga Orchestre de Chambre Nouvelle Europe. Unel mori pjesë në programin “Générations France Musique” me trio zërash, flaut dhe piano në 2019. Ajo është aktualisht anëtare e Cybeles Ensemble që prej vitit 2023, si pjesë e shfaqjes “Oum Pa Pa” nën drejtimin e Philippe Lafeuille, me të cilin ka pasur turne në Francë dhe në Norvegji. Deniz i ka filluar studimet profesionale në moshën 11-vjeçare, në Konservatorin e Universitetit Shtetëror të Stambollit në klasën e Halit Turgay, ku studjoi për 9 vite. Në 2016, ajo i vazhdoi studimet në Ecole Normale de Musique de Paris Alfred Cortot si bursiere e ENMP, në klasën e Jean Ferrandis, ku mori Diplomën Superiore të Koncertistit në vitin 2020.

Grupi Polifonik Karakteristik i Himarës Iso-Poliphony

Grupi Polifonik Karakteristik I Himarës I përbërë nga Katina Beleri,Alqiviadh Koci,Ilia Gjokrushi,Arben Zoto dhe Themistokli Polo vazhdon traditën e Iso-Polifonisë himarjote dhe prej tridhjetë e shtatë vitesh mjeshtërisht performojnë dhe promovojnë këtë vlerë të rralle muzikore e kulturore të kombit tonë brenda dhe jashtë vendit në 3900 koncerte dhe mbi 67 festivale, duke u berë kështu edhe fitues të disa cmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Miqayel Voskanyan

Instrumentist armen i specializuar në improvizimin me tar, kompozitor dhe vokalist i cili krijon tinguj të veçantë në jazz dhe muzikë etno. Ai shkrin tarin me kompozime multi-zhanër, qoftë në performanca solo apo në grup, duke tejkaluar karakteristikat tradicionale të muzikës armene. Miqayel Voskanyan dhe bandat muzikore të formuara prej tij (MVF Band, Tarup Trio) kanë magjepsur audiencat jo vetëm në Armeni, por edhe ne Francë, Suedi, Gjermani, Poloni, Itali, Kroaci, Rumani, Jordani, Egjypt, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë, Kore të Jugut, Rusi, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqayel ka ndarë skenën me ikona të mirënjohura të jazz-it dhe muzikantë kalibri si Lenny White, Joe Lowano, Randy Brecker, NY Gypsy All-Stars Band, Anne Paceo, Ara Dinkjian, Tigran Hamasyan përmes shumë të tjerëve. Në 2015, Miqayel ka performuar koncertin e parë solo në botë për tar dhe orkestër në sallën prestigjioze UNESCO Concert Hall në Paris. Miqayel është mjeshtër i tar për më shumë se 30 vite dhe paraqet një perspektivë të re mbi instrumentin kombëtar armen përtej muzikës orkestrale-tradiconale dhe folkorike, duke e vendosur tarin si një instrument solistik dhe duke realizuar performanca teknike inovative. Përzierja e tarit në kompozime origjinale multi-zhanër karakterizohet nga shkrirja e tingujve moderne me tekste këngesh tradicionale.

Bruno Tomasello

Bruno Tomasello është një saksofonist dhe multi-instrumentist italian i cili e gjen fushën e hulumtimit muzikor në marrëdhënien ndërmjet saksofonit alto dhe muzikës popullore, etno dhe instrumentale. Ai ka qenë i përfshirë për vite në kërkime mbi improvizimin e plotë dhe në zhvillimin e teknikave të zgjeruara si dhe timbrika të reja për saksofonin; një rrugëtim personal artistik që i ka mundësuar të bashkëpunojë me artistë të ndryshëm për regjistrimin e albumeve dhe performancave live të ndryshme. Në 2018, ai ka regjistruar një album të plotë live në kompozim të momentit dhe improvizim gjatë një koncerti, në prezencën e audiencës së studios Auditorium Novecento Napoli me duon e tij: StereoRebus.

Zhvillimi i teknikave të zgjeruara në saksofon alto është karakteristika e tij kryesore: aftësia për të modifikuar timbrin e instrumentit të tij i ka mundësuar aksesin dhe pjesëmarrjen në seminare të muzikës afgane (në Houdetsi, Kretë, në Selinë e Labyrinth në Gusht 2023) mbajtur nga mjeshtri Ustad Daud Khan Sadozai, eksperti lider i Rubab afgan, ku për herë të parë Mjeshtri ka lejuar një saksofon të marrë pjesë në leksione me dhjetë muzikantë Rubab. Në Tetor të po të njëjtit vit, ai ka marrë pjesë në seminarin për Makamin Otoman mbajtur nga Ross Daly (themelues i Workshop-it Musical Labyrinth) dhe Kelly Thoman në kuadrin e projektit ndërkombëtar “Reshaping the Tradition”, nën drejtimin e Akademisë Muzikore Chigiana dhe konsulencën e Labyrinth Italia. Që prej shkurtit 2024, ai është bërë një nga studentët e Ney turk të Mjeshtrit Prof. Murat Salim Tokaç, i njohur në Turqi si një prej ekspertëve të mëdhenj të ney-it dhe tambur-it dhe mbajtës i pozicionit të mësuesit të këtyre instrumenteve dhe drejtues i Konservatorit të Universitetit Haliç në Stamboll.

Me projektin e tij solo të kompozimit të momentit të quajtur “Call me Ishmael”, lindur në verën e 2022, Bruno ka pasur turne në rajone të ndryshme të Italisë, performanca që janë mirëpritur nga publiku dhe ka pasur nderin të jetë artisti inagurues për koncertin e Vinicio Capossela në Vigjilien e Vitit të Ri të organizuar nga shoqata kulturore Verso Sud në Corato, Bari (31 Dhjetor 2022). Gjatë karrierës së tij artistike, ai ka pasur bashkëpunime të panumërta, pëfshirë: Francesco Di Bella (këngëtar dhe drejtuesi i 24Grana), Peppe Leone (perkusionist për Vinicio Capossela), Valeria Sturba (thereministe e njohur ndërkombëtarisht), Tonino Tremila, Fabiana Martone (këngëtar i Nu Genea), Alessio Arena (kantautor dhe shkrimtar napoletano-spanjoll), Dileo (kantautor italian me të cilin ka hapur koncertin e Michael Kiwanuka gjatë Festivalit Barezzi në Teatro Regio të Parmës), Leonardo Gallato (kantautor dhe poet siçilian), Luigi Scialdone (multi-instrumentist me të cilin bashkëpunon si bashkëautor për këngë dhe si saksofonist për kolona zanore filmash), Luca Iavarone (Drejtor Krijues i Fanpage.it), Pier Foschi (bateristi historik i Jovanotti) dhe shumë të tjerë.

Marios Tzavellas

I lindur në Himarë, Shqipëri, Marios Tzavellas që në moshë të re spikati për kreativitetin dhe talentin e tij të lindur. Pas formimit dhe diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë,transferohet në Greqi për të vazhduar më pas një karrierë të pasur ndërkombëtare. Duke eksperimentuar me mediume dhe teknika të ndryshme ndër vite, Tzavellas punon kryesisht me vaj dhe bojëra uji, dhe ka përfunduar më shumë vepra arti sesa mund të kujtojë. Frymëzuar nga peizazhi i thelpisur mesdhetar, deti dhe dielli, Tzavellas prezanton një koleksion që varion nga realizmi deri në abstrakt duke u karkaterizuar nga përdorimi i ngjyrave të gjalla. Arti i Tzavellas është prezantuar në galeri të ndryshme në Athinë, Kerkyra, Prevezë, SHBA, Holandë dhe Tiranë. Artisti ka dhënë mësim në Roterdam dhe Amsterdam dhe ka krijuar skulptura për Karnavalin Tradicional Apokriatik në Halkida. Muralet e tij zbukurojnë Himnin e Deteve, Simfoninë e Deteve dhe Harmoninë e Deteve të Royal Caribbean International.