Skip to main content

Himara International Music Festival 2022 /  

Himara International Music Festival 2022 /  

Himara International Music Festival 2022 /  

Himara International Music Festival 2022 /  

Himara International Music Festival 2022 /  

Paris Hora Zero

Loanh Mirande (violinë)
Rea Veizi (piano)

  • Camille Saint-Saëns: Dance macabre Op. 40
  • Camille Saint-Saëns: Sonata për violinë dhe piano Nr. 1, Op. 75 në re minor
    * Allegro agitato – Adagio
    * Allegretto moderato – Allegro molto
  • Astor Piazzolla: Oblivion
  • Astor Piazzolla: Café 1930 nga “Histoire du Tango”
  • Astor Piazzolla: Adiós Nonino
  • Astor Piazzolla: Libertango

Loanh Mirande

është një violiniste franceze e lindur në vitin 1995. Pas një diplome bachelor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit në vitin 2019, ajo vazhdoi studimet me Laurent Korcia në École Normale de Musique në Paris. Fituese e konkursit ndërkombëtar të festivalit Aragats, dhe që nga viti 2016 anëtare e Mannheimer Philharmoniker, Loanh performon rregullisht në muzikë solo dhe muzikë dhome në festivale të ndryshme si: Estivales musicales méloriennes, Musique aux Mines, Festival d’été de Joigy, Festivali Lacoste, dhe Festivali Aragats ndër të tjera. Ajo gjithashtu performon rregullisht në orkestra si Orkestra e Dhomës Quartier Latin, Foramtion Ostinato dhe Orkestra PSPBB. Përveç karrierës së saj interpretuese, Loanh i është përkushtuar edhe pedagogjisë. Ajo është profesoreshë violine dhe gjithashtu ka interpretuar e drejtuar shumë koncerte pedagogjike, koncerte teatrale dhe seminare kushtuar pedagogjisë.

Rea Veizi

është një pianiste shqiptare e specializuar në piano, muzikë dhome dhe pedagogji. Ajo filloi studimet e saj muzikore në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Jordan Misja” në Tiranë, ku studioi për dymbëdhjetë vjet nën drejtimin e Valbona Simixhiut dhe Anita Tartarit. Gjatë kësaj periudhe ajo është vlerësuar me çmime të ndryshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos. Në vitin 2008 ajo u pranua në Konservatorin Superior të Castellon, Spanjë, në klasën e Prof. Leonel Morales ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera katër vite më vonë. Rea ka interpretuar në shumë koncerte si soliste dhe muzikante dhome në Shqipëri, Spanjë, Francë dhe Itali. Në vitin 2012, ajo debutoi si soliste me Orkestrën e Universitetit të Arteve në Tiranë nën drejtimin e dirigjentit Altin Buli. Nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017, asaj iu dha statusi i artistes rezidente në “Cite Internationale des Arts” Paris, ku iu dha mundësia të performojë e prezantojë disa projekte muzikore. Në vitin 2018 Rea krijoi dhe drejtoi shfaqjen multidisiplinare “Alter” e cila u shfaq premierë në dhjetor 2018 në Tiranë dhe në dhjetor 2019 në Prishtinë ku u prit me ovacione nga publiku. Që nga viti 2013 ajo jeton dhe punon në Paris si pianiste performuese dhe profesoreshe e pianos, ku është diplomuar në Ecole Normale de Musique “Alfred Cortot” në piano me Marian Rybicki dhe muzikë dhome me Nina Patarcek si dhe në “Schola Cantorum” ku ajo vazhdon të specializohet me Billy Eidi.

RHAPSOdy

Duo Neria
Natacha Colmez-Collard (violonçel)
Camille Belin (piano)

  • Antonin Dvořák: Waldesruhe Op. 68, Nr. 5
  • Ludwig van Beethoven: Sonata për violonçel dhe piano Op. 5, Nr. 1
    * Adagio sostenuto – Allegro
    * Rondo – Allegro vivace
  • Franz Liszt: Liebestraum (Ëndërr dashurie)
  • Camille Pépin: Gris-Brume
  • Gabriel Fauré: Élégie për violonçel dhe piano Op. 24
  • David Popper: Rapsodi hungareze për violonçel dhe piano Op. 68 

Duo Neria

E formuar në Paris në 2017 nga pianistja Camille Belin dhe violonçelistja Natacha Colmez-Collard, Duo Neria është bërë e njohur mjaft shpejtë, duke fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar György Cziffra në Francë në 2018 dhe duke performuar në festivale të ndryshme si dhe në Salle Cortot në Paris. Emri Neria i përket perëndeshës Sabine të forcës dhe trimërisë, një imazh fuqie dhe energjie që frymëzon këto dy vajza të reja në ambiciet e tyre, zgjedhjen e repertorit dhe interpretimin e tij. Stili i Duo Neria pasurohet nga prejardhje artistike të ndryshme por plotësuese të njera tjetrës, të të dy pjestareve te saj. Camille, e diplomuar në Ecole Normale de Musique në Paris dhe fituese e disa çmimeve në konkurse ndërkombëtare, është një muzikante dhome që punon gjerësisht me këngëtarë, ndërsa Natacha, e diplomuar në Konservatorin e Parisit, është violonçelste e parë e Orkestrës Kombëtare të Ile-de-France, dhe është thellësisht e përfshirë në ngritjen e projekteve origjinale si regjistrimi i CD-ve me muzikë nga kompozitorë të rinj bashkëkohorë, ose krijimi i spektakleve muzikore emocionuese dhe poetike për fëmijë.

Të bashkuara nga dashuria e tyre për repertorin romantik dhe modern, dy muzikantet e Duo Neria kërkojnë gjithashtu të eksplorojnë vepra më pak të njohura dhe të krijojnë programe të organizuara rreth temave specifike. Kështu zbuluan dhe filluan të luanin vepra të panjohura të krijuara nga kompozitore femra të periudhës romantike. Nje nga pasionet e tyre është gjithashtu bashkëpunimi me kompozitorë bashkëkohorë prandaj dhe kane porositur një vepër të parë nga Fabien Cali, kompozitor francez fitues i shumë çmimeve si Grand Prix Sacem. Albumi i parë i dyshes «Regards [1882]», që përmban vepra nga Grieg, Strauss dhe Cali, u publikua në dhjetor 2020 nën etiketën Passavant Music. Është vlerësuar me 4 yje nga revista Classica dhe është përshkruar si «një nga këto CD që dallon që nga notat e para» (Gangflow).

Faqja e internetit: https://www.duoneria.com

Treasures / Thesaret e Muzikës së Dhomës

Kuarteti Berlin-Tokyo
Tsuyoshi Moriya (violinë)
Dimitri Pavlov (violinë)
Gregor Hrabar (violë)
Ruiko Matsumoto (violonçel)

Endri Nini (piano)

  • Joseph Haydn: Kuartet për harqe Op. 33, Nr. 3 në do mazhor “Kuarteti i zogjve”
    * Allegro moderato
    * Allegretto
    * Adagio
    * Presto
  • Hugo Wolf: Serenatë për kuartet harqesh në sol mazhor
    * Molto vivo
  • Robert Schumann: Kuintet për kuartet harqesh dhe piano në mi bemol mazhor Op. 44
    * Allegro brillante
    * In Modo d’una Marcia. Un poco largamente
    * Scherzo. Molto vivace
    * Allegro ma non troppo

Kuarteti Berlin-Tokyo

Kuartetit Berlin-Tokyo u themelua në 2011 nga studentë të dy konservatoreve në Berlin. Vetëm disa muaj më vonë ata patën suksesin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës ARD në Mynih në 2012 ku u vlerësuan me çmimin e Jeunesses Musicales Germany, ndjekur nga çmimi i parë si dhe çmimi i publikut në Konkursin Ndërkombëtar për Kuartete Harqesh në Orlando (Hollandë) në 2014. Ansambli ka performuar në një sëre sallash prestigjoze ndërkombetare duke përfshirë Laeiszhalle Hamburg, Filharmoninë e Berlinit dhe Concertgobouw Amsterdam. Gjithashtu të kater muzikantët e rinj ftohen rregullisht në festivale të rëndësishme si Festivali Aix en Provence, Festivali i Muzikës se Dhomës Oslo, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Takefu, Heidelberger Frühling si dhe Davos Festival në Zvicër.

Midis çmimeve të tjera me të cilat kuarteti është vlerësuar rradhiten çmimi i dytë dhe çmimi i publikut në Konkursin Ndërkombëtar „Salieri Zinetti“ në Verona, çmimi i dytë në Young Concert Artists në New York, çmimi i tretë në Konkursin „Franz Schubert“ në Graz, çmimi i dytë dhe çmimi për interpretimin e veprës se Carl Nielsen ne Konkursin Nderkombetar të Muzikës së Dhomës „Carl Nielsen“ në Kopenhagen, çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës „Joseph Joachim“ në Weimar dhe çmimi special „Prix Irène Steels-Wilsing“ në Konkusin Ndërkombëtar „Quatours à Bordeaux“ në Francë. Ata kanë studiuar dhe kanë marrë impulse të rëndësishme muzikore nga Oliver Wille, David Alberman, András Keller, Gerhard Schulz, Hartmut Rohde, Johannes Meissl, Jean-Guihen Queyras, Heime Müller, Eberhard Feltz, Artemis Quartet dhe Arditti Quartet. Që prej 2014 Kuarteti ka qenë rezident në New Fukinoto Concert Hall of Rokkatei në Sapporo, Japoni. Gjatë kesaj rezidence ata kanë prodhuar një sërë regjistrimesh duke përfshirë të gjithë kuartetet e Béla Bartók dhe gjithë ciklin op. 76 të Joseph Haydn.

Faqja e internetit: https://www.quartetberlintokyo.com

Endri Nini

është një pianist i afirmuar i cili është vlerësuar me çmime të rëndësishme në konkurse ndërkombetare si Concours „Ile de France” në Paris, Premio „Trio di Trieste” dhe Konkursi i Muzikës së Dhomës “K. Bacewicz” në Łódź. Ai ka studiuar me Anita Tartarin në Tiranë, Kevin Kenner në Londër, Sontraud Speidel në Karlsruhe, Bernd Goetzke në Hanover dhe ka marrë impulse të rëndësishme muzikore nga Stephen Kovacevich, Aldo Ciccolini dhe Andras Schiff.

Endri Nini ka performuar me muzikantë të kalibrit të lartë si Albrecht Mayer, Sabine Meyer, Daniel Rowland, Gustav Rivinius, Elsbeth Moser dhe Wolfgang Güttler. Aktiviteti i tij artistik është pasuar me koncerte në salla të njohura koncertesh në mbare Gjermanine, Europën dhe Kinën. Nga 2012 deri më 2018 Endri ka qenë anëtar themelues dhe pianist i Flex Ensemble me të cilin ai ka fituar çmimet kryesore në konkurset e mëdha te muzikës se dhomës, si çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Robert Schumann” në Frankfurt si dhe çmimin e parë në konkursin “Gianni Bergamo Classical Music Award “ në Lugano. Me Flex Ensemble ai ka performuar në salla prestigjoze si Alte Oper Frankfurt, Concertgebouw Amsterdam, Beijing Performing Arts Center si dhe Meistersingerhalle Nürnberg.

Si solist ai ka luajtur me Orkestren Filharmonike në Baden-Baden, Orkestrën e RTSH dhe Orkestrat e Dhomës së Karlsruhes dhe Tiranës. Regjistrimet e tij përfshijne dy CD me Flex Ensemble „The Arrival of Night” dhe „Au Suivant!“ për shtëpitë diskografike Genuin dhe Avi si dhe regjistrime për stacionet radiofonike SWR dhe NDR në Gjermani, Radio Tirana, Radio 4 Amsterdam dhe Radio Semnoz në France. Ai gjithashtu ka qënë i ftuar në festivale si: Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling, Festspiele Mecklenburg-Vorpommen, Annecy Festival, International Music Festival Goslar, Prussia Cove, Remusica Festival në Prishtinë dhe Podium Festival Esslingen.

Endri Nini është lektor i muzikës së dhomës në Universitetet e Muzikës në Rostock dhe Weimar pasuar nga një docenturë në Akademinë Sibelius në Helsinki.

Faqja e internetit: https://endrinini.com

Discoveries / Zbulime

Matthias Kirschnereit (piano)

  • Muzio Clementi: Sonatë Op.24 Nr. 2 në si bemol mazhor
  • Muzio Clementi: “Sonata e flautit magjik”
    * Allegro con brio
    * Andante quasi allegretto
    * Rondo. Allegro assai
  • Ludwig van Beethoven: Variacione në fa mazhor Op. 34
  • Ludwig van Beethoven: Allegretto në do minor WoO 53
  • Ludwig van Beethoven: Poloneze në do mazhor Op. 89* Pauzë
  • Claude Debussy: Images Livre 1
  • Alberto Ginastera: Sonata për piano Nr. 1 Op. 22

Matthias Kirschnereit

“Mjeshtër i shprehjes dhe transmetimit të muzikës, loja e të cilit mbart një traditë specifike të pianizmit gjerman.” Kështu e karakterizon gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung pianistin Matthias Kirschnereit dhe shumllojshmërine e elementëve që shënuan lojën e tij. Ndër të tjera, këto përfshijnë lojën e tij të freskët dhe frymëzuese, karakterin ne frymëmarrjet e frazat muzikore, artikulimin e qartë dhe saktesia absolute agogjike.”

I lindur në vitin 1962, Kirschnereit ka performuar në skenat e Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane, si dhe në Amerikë dhe Azinë Lindore për më shumë se tre dekada. Ai punon në bashkëpunim të ngushtë me Camerata Salzburg, Tonhalle Orchestra Cyrih, Münchener Kammerorchester dhe New City Philharmonic Orchestra Tokyo. Në të ardhmen, ai do të debutojë me Radio Simfoninë e Frankfurtit, Orkestrën e Radios së Mynihut dhe Orquesta Filarmónica de Gran Canaria. Ndër partnerët e tij të muzikës së dhomës janë violinistët Christian Tetzlaff dhe Lena Neudauer, Felix Klieser, klarinetistja Sharon Kam, violonçelisti Daniel Müller-Schott si dhe Kuarteti Minguet dhe Kuarteti Amaryllis.

Gati 40 regjistrime dokumentojnë punën e tij, duke filluar me të gjitha koncertet e pianos së Mozartit së bashku me Orkestrën Simfonike Bamberg nën drejtimin e Frank Beermann, deri te albumi i tij më i fundit “Concertant”, i publikuar në 2019, i cili përfshin të gjitha veprat për piano dhe orkestër nga Robert Schumann, së bashku me Konzerthausorchester Berlin nën drejtimin e Jan Willem de Vriend.

Faqja e internetit: www.matthias-kirschnereit.de

BAHIA – Promovimi i albumit

Ana Carla Maza (violonçel dhe vokal)

Astor Piazzolla

  • Huayno
  • Guanabacoa
  • A Tomar Cafe
  • Soledad
  • Les Choses Simples
  • Petit francais
  • Bahia
  • Dos enamorados
  • Miriam Valdes
  • La Habana
  • Carnaval

Ana Carla Maza

Muzika e violonçelistes dhe vokalistes së jashtëzakonshme, Ana Carla Maza, pasqyron një sërë ndikimesh, nga muzika tradicionale e fëmijërisë së saj, te bossa nova dhe habanera e më gjerë, e ekzekutuar me një teknikë të jashtëzakonshme të luajtjes ritmike me goditje, harkim te shkathët dhe vokal pasionant të qetë.

E lindur në Kubë kur Wim Wenders po regjistronte Buena Vista Social Club si vajza e pianistit dhe kompozitorit kilian Carlos Maza dhe kitaristes kubane Mirza Sierra, ajo filloi të mësonte violonçel në moshën tetë vjeçare. Në moshën dhjetë vjeçare ajo bëri debutimin e saj në skenë dhe nuk ndaloi kurrë së zhvilluari ndërkombëtarisht. Pas suksesit të albumit të saj solo La Flor, Ana Carla Maza publikon albumin e saj të ri – një tribut për lagjen Bahia ku ajo jetoi gjatë fëmijërisë së saj të hershme. Ana Carla Maza vjen nga një familje e lidhur fort me muzikën dhe udhëtimet. Gjyshi i saj iku nga diktatura e Pinochet dhe u vendos në Francë në fillim të viteve tetëdhjetë.

Familja u shpërngul në Spanjë në vitin 2007, ku, ende adoleshente, ajo bëri turne si soliste me Orkestrën Simfonike Mesdhetare dhe performoi në të gjithë Evropën me të atin. Duke u zhvendosur në Paris në vitin 2012 për të studiuar në Konservatorin e Parisit dhe ne Sorbonë. Karriera e saj solo u zhvillua e morri sukses në bashkëpunime me violonçelistin Vincent Ségal, yllin e rrokut Jean Louis Aubert, shfaqjet e muzikës së saj në kolona zanore të disa filmave dhe, deri më sot, dy albume solo të sukseshsme. Sot, njezt e kater vjeçare, Ana Carla performon nëpër skenat e festivaleve të mëdha të xhazit. Zëri i saj dhe loja e saj, ku pasioni, plogështia dhe hiri përzihen, magjepsin, duke bashkuar me rrënjët e saj latine dhe qasjen e saj të hapur ndaj muzikës.

Muzika ka qenë gjithmonë e pranishme në jetën e Ana Carlës, në kohë aq të hershme sa duket sikur te ketë lindur me një violonçel në krahë! Ana Carla Maza krijon një univers muzikor të perveçëm duke ndërthurur xhazin, muzikën klasike dhe ngjyrat e Amerikës Latine. Tingujt kubanë dhe brazilianë zenë një vend nderi në albumin Bahia, ku ritmet si Tango, Huayno dhe Country kombinohen për të përcjellë një botë ndjeshmërie dhe shprese. Ana Carla Maza: një aventuriere dhe një artiste pioniere e lindur. “Gjëja që më pëlqen me xhazin është se nuk ka kufij, nuk ka tabu. Dhe kështu e shoh edhe violonçelin, i cili mund të luhet si një bas xhazi i viteve pesëdhjetë ose me një hark në një stil klasik.”

Faqja e internetit: www.anacarlamaza.com