Donika Rudi
është kompozitore kosovare e specializuar në muzikë akusmatike, elektroakustike. Që nga viti 2010 ajo është anëtare e FEBEME – BEFEM (Shoqata e kompozitorëve belg për Muzikë Elektroakustike) dhe anëtare e CEC (Komuniteti Kanadez Elektroakustik). Që nga viti 2010 ajo është Drejtoreshë e Festivalit ReMusica në Kosovë. Gjithashtu, ajo është artiste e asociuar për vitet 2020 -2024 në kuadër të IN SITU – Platforma Evropiane për krijimin artistik në hapësirën publike, udhëhequr nga publiku i Lieux në Francë. Rudi studioi kompozimin (muzikë instrumentale dhe elektroakustike) në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë, Zvicër. Ajo ka përfunduar MA në Royal Conservatorium of Mons, Belgjikë, përkatësisht kompozimin në muzikë akusmatike me kompozitoren e mirënjohur Annette Vande Gorne. Disa nga veprat e saj më të rëndësishme janë: Baleti bashkëkohor “Life in Slow Motion”, dhënë premierë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë; Veprat akusmatike “Emotion Machine “ mbështetur nga Wallonie Bruxelles; “Unspoken”, “The Echoes of the Crying Earth”, “Ode to Life” akusmatike / sound installation, mbështetur nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Europian; veprat elektroakustike: “9” për trombon dhe elektronikë dhe“Aura I” për violinë, violë, mexosoprano, soprano, perkusion dhe elektronikë. Ajo ka kompozuar muzikë për drama, dokumentarë dhe filma të shkurtër. “In the name of the Father” docu-theater dhe vallëzim me regji të Darrel Toulon shfaqur në Sarajevo War Theatre October 2019; Srebrenica October 2019 Osijek Peace Awards 2020; dokumentari SARABANDE me regji të Kaltrina Krasniqit, INSANE – projekt multivizual me regji të Zineb Benzekri, janë vetëm disa prej krijimeve të saj në këtë zhanër. Kompozimet e Donikës janë interpretuar në Francë, Kolumbi, Zvicër, Portugali, Kosovë, Shqipëri, Itali, Australi, Bullgari, Serbi, Kanada, Spanjë dhe Belgjikë, si dhe janë transmetuar në Radio Spain – UNDÆ! Radio, France Musique (në radioshow Christian Zanési), Radio Kombëtare Holandeze “Sonema Lab” dhe Radio Kombëtare Portugeze (Arte Eletroacústica).
https://donikarudi.com